Real Madridi e ka kompletuar edhe marrëveshjen me Chelsean për mbrojtësin Marc Cucurella.

Pasi kaloi dy sezone pa trofe, “Los Blancos” janë tepër aktiv në treg, ku deri më tani kanë konfirmuar rikthimin e Jose Mourinhos, si dhe mbyllën marrëveshjet për Denzel Dumfries nga Inter dhe Bernardo Silva prej Man Cityt.

Megjithatë, Reali nuk do të ndalet më kaq. Eksperti Fabrizio Romano njofton se gjiganti spanjoll edhe e ka kompletuar afrimin e Cucurellas.

“Real Madridi arrin marrëveshje në parim për të nënshkruar me Marc Cucurella nga Chelsea, e kryer”.

“Marrëveshje në parim mes të gjitha palëve, lojtarit gjithashtu – ai është mbrojtësi i majtë që u kërkua nga Mourinho. Cucurella largohet nga Chelsea dhe do t’i bashkohet Madridit pas Kupës së Botës”, shkroi ai.

Ndërkohë, Reali është duke provuar edhe afrimin e Josko Gvardiol nga Man City si dhe të Riccardo Calafiorit së Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts