Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes publike, ish-aministri i Kosovës, Besim Beqaj, rikthehet sërish në skenë, duke ngjallur interes dhe kuriozitet te publiku.
Ai, i cili për vite me radhë ishte pjesë aktive e jetës institucionale në vend, së fundmi kishte munguar pothuajse plotësisht nga paraqitjet publike dhe mediatike. Rikthimi i tij vjen përmes një interviste televizive, e cila pritet të tërheqë vëmendje të madhe.
Sonte, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë rrëfimin e tij, në një paraqitje që pritet të sjellë më shumë detaje rreth angazhimeve dhe qëndrimeve të tij pas një kohe të gjatë heshtjeje.
Intervista pritet të jetë një moment i rëndësishëm për rikthimin e tij në diskursin publik, duke i dhënë hapësirë një figure që dikur kishte rol të rëndësishëm në institucionet e vendit.
Në fund, vlen të theksohet se një nga periudhat më të përfolura gjatë angazhimit të tij institucional lidhet me procesin e privatizimit të distribuimit dhe furnizimit të energjisë nga KEK, një proces që në vazhdimësi është shoqëruar me diskutime dhe kritika ndër vite.




















