Këngëtarja me rrënjë nga Kosova, Rita Ora, është befasuar nga një kandidate shqiptare që po garonte në “The Voice Australia”, ku Ora është pjesë e jurisë.

Sihana Haxhnikaj, 16-vjeçare nga Kosova, kandidoi në garën e famshme duke interpretuar këngën “Nothing Breaks Like A Heart”.

Image

Rita Ora, si anëtare e jurisë, u impresionua me zërin e saj. Pas përfundimit të performancës, Haxhnikaj u prezantua dhe menjëherë pasi tregoi emrin, Rita Ora u pa e shtangur.

Pasi e pyeti sërish për emrin dhe prejardhjen, Haxhnikaj i tregoi Orës se është nga Kosova.

“Prej aty jam edhe unë… është e pamundur”, u shpreh Ora fillimisht duke vazhduar në gjuhën shqipe: “O zemër! Si jeni? Mirëmbrëma”.

Haxhnikaj do të vazhdojë garën me Orën si mentore të saj.

Related Posts