Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (Al) në jetën tonë të përditshme është rritur në mënyrë eksponenciale kohët e fundit.
Nga kërkesa për të krijuar imazhe deri te detyrimi për të shkruar email-e apo edhe për të folur me të, Al po luan një rol të madh në të gjitha aspektet.
Tani, është zbuluar se portugezi Cristiano Ronaldo shfrytëzoi Al për të hulumtuar dhe shkruar fjalimin e tij para se të merrte Çmimin “Globo Prestigio”, një nderim special që jepet në ceremoninë “Portugal Football Globes”, ku shpërblehen futbollistët, trajnerët dhe klubet më të mirë portugezë çdo vit.
Dhe Perplexity nuk donte të humbiste mundësinë për t’u mburrur me këtë.
Ata postuan një klip të fjalimit të Ronaldos me një mbishkrim: “Cristiano Ronaldo përdori Perplexity për të përgatitur fjalimin e tij në Çmimin Prestige Globe.”
Për më tepër, vetë Ronaldo zbuloi gjithashtu se ishte mjaft nervoz për fjalimin dhe përgatitjen e tij në fillim.
























