Në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur sonte një përleshje fizike mes dy personave.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.

Sipas tij, të dy personat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Sot rreth orës 20:00 në Veternik dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, të dy personat kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga njësitet relevante”, tha ai.

Related Posts