Aksionari më i madh i klubit të FC Prishtinës, Rrahman Haradini ka theksuar se klubi i tyre i ka dhuruar nënshkrimet vetëm Gramoz Vokrrit dhe askujt tjetër në garën për kryetar të FFK’së.
“Nënshkrimet e Prishtinës janë shumë në rregull, tek ne është bërë ndërrimi i delegatëve para se të bëhen zgjedhjet për kryetar Federate. Delegatët e Prishtinës nuk i kanë dhënë nënshkrim kërkujt perveç Gramoz Vokrrit. Jemi në përkrahje 100% të Gramoz Vokrrit. Ne e kemi marrë konfirmimin e delegatëve – per mua dhe Artan Osmanin”, tha Rrahman Haradini për Kanal10.
“Gramozi i ka dorëzu vetëm nenshkrimin tim dhe të Artanit, nuk ka shansa të ketë dy nënshkrime”, vazhdoi ai.
Në fund Haradini potencoi se FC Prishtina është gati të largohet edhe nga gara nëse vazhdohet t’i cenohet e drejta e tyre.
“Ne qoftëse vendos vetëm një njëri në Kosovë dhe e cenon mënyren e të drejtën e zgjedheve, jemi të gatshëm të largohemi edhe nga garat nëse na cenohet çdo e drejtë për kandidatin tonë”, përfundoi ai.
Vlen të potencohet se sot, FFK nuk e ka certifikuar Gramoz Vokrrin për garën për kryetar, me arsyen se ka tri nënshkrime jo-valide, kurse Agim Ademit i ka dhënë të drejtë për të bërë një gjë të tillë.