Një rasti i rrëmbimit ka ndodhur në Drenas, njofton policia.

Sipas policisë, dy meshkuj me forcë e kanë futur në veturë një të mitur dhe më pas e kanë liruar duke e shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë.

“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur,  me forcë kanë futur në veturë viktimën femër kosovare të moshës së mitur ,dhe më pas e kanë liruar duke  shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë”, njoftoj policia.

Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.

Related Posts