Një aeroplan transportues AN-32 i Forcave Ajrore Indiane është rrëzuar në qytetin Jorhat të shtetit Assam, në verilindje të Indisë.

Sipas autoriteteve, incidenti ka ndodhur brenda territorit të një baze ajrore, ku pas përplasjes është raportuar edhe shpërthim dhe zjarr.

Ekipet e emergjencës janë angazhuar menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët dhe për të siguruar zonën.

Deri tani nuk janë bërë të ditura informacione zyrtare për viktima apo të plagosur.

Forcat Ajrore Indiane kanë konfirmuar incidentin dhe kanë bërë të ditur se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit.

Ndryshe, autoritetet kanë paralajmëruar se do të publikojnë detaje të mëtejshme në orët në vijim.

Video:

https://x.com/clashreport/status/2065695515606438327/video/1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts