Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aleanca ushtarake ndihmon në “përparimin e interesave të SHBA-së”.
Kjo ndërsa ka uruar Donald Trump për fitoren e tij.
Ai tha se pret me padurim të punojë sërish me Trumpin përmes NATO-s.
“Pres me padurim të punoj sërish me të për të avancuar paqen përmes forcës përmes NATO-s.
Përmes NATO-s, SHBA ka 31 miq dhe aleatë që ndihmojnë në avancimin e interesave të SHBA-së, shumimin e fuqisë amerikane dhe mbrojtjen e sigurisë së amerikanëve.
Se bashku, aleatët e NATO-s përfaqësojnë gjysmën e fuqisë ekonomike të botës dhe gjysmën e fuqisë ushtarake të botës.