Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e fermerëve para Ministrisë së Bujqësisë, ku ata derdhën qumështin në shenjë kundërshtimi ndaj politikave qeveritare.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi protestën si pasojë të politikave që, sipas tij, po i çojnë fermerët drejt falimentimit.

“Fermerët derdhen qumështin para Ministrisë së Bujqësisë si protestë për politikat qeveritare të falimentimit të tyre”, shkruan Berisha.

Berisha megjithatë në postim nuk e ka sqaruar se ky aksion simbolik është zhvilluar në Prishtinë e jo Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts