Kuvendi i Kosovës ka publikuar rendin e ditës për seancën e nesërme. Në vazhdimin e seancës do të hidhet në votim ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Në rend dite do të jetë edhe votimi i propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit dhe votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts