Më 16 shtator në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Interesimi për ta përcjellë nga afër këtë seancë mbetet i jashtëzakonshëm. Kjo konfirmohet edhe nga vetë Gjykata Speciale.

Megjithatë, jo të gjithë ata që kanë kërkuar ta përcjellin nga afër këtë seancë gjyqësore do ta kenë këtë mundësi.

IndeksOnline ka siguruar një njoftim që i është dërguar një zyrtari, në të cilin bëhet e ditur se kërkesa e tij për ta përcjellë seancën është refuzuar.

Në njoftim bëhet e ditur se përparësi për ta ndjekur seancën nga afër kanë anëtarët e familjeve të ngushta të të akuzuarve.

Po ashtu, bëhet e ditur se seanca do të transmetohet me një vonesë prej 10 minutash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts