Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është shprehur kundër tërheqjes së kursimeve pensionale të Trustit. Ai tha se kundër kësaj çështje, ka dalë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Deklarata e Kurtit se tërheqja e një pjese të parave nga Trusti nuk është zgjidhje, ka nxitur reagime.
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se Kryeministrin Albin Kurti e ka kap inat pasi sipas tij, PDK ka dhënë ide më të mirë se sa krejt Qeveria.
Teksa shumën prej 100 eurosh e quan ‘vitra’.
“O bir, prej kur 100 euro janë më shumë se mijëra euro që mund të tërhiqen me vullnet nga trusti?”, shkruan Gjoshi. “E ka kap inati pasi që PDK-ja e ka dhënë një ide shumë më të mirë sesa krejt Qeveria e tij. Inati iu ka rritë kur e ka marrë vesh se deputetët e partisë së tij do ta votojnë këtë ide të PDK-së”.
Ai, e ka quajtur “të paaftë” kryeministrin Kurti.