• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Senati i UP-së e miratoi statutin e ri, hap rrugën për avancim të standardeve dhe konkurrueshmëri ndërkombëtare

2 months më parë
në ARSIM
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Senati i Universitetit të Prishtinës e miratoi statutin e ri të universitetit, i cili ishte propozuar pas konsultimeve të brendshme nga grupi i punës, të cilin e themeloi Këshilli Drejtues dhe i njëjti ishte miratuar njëzëri nga ky këshill.

Statuti i ri reflekton ngritje substanciale të standardeve të funksionimit si institucion dhe avancim të standardeve akademike.

Këto ndryshime vijnë pas më tepër se njëmbëdhjetë (11) vjetësh, kur për herë të fundit statuti është rishikuar, ndryshuar e plotësuar.

TË NGJASHME

Nagavci publikon linkun për subvencionim, kaq euro është mbuleshmëria

4 weeks më parë

Haxhiu kërkon nga përmbaruesit privatë t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë e prindërve për blerjen e librave

4 weeks më parë

Marrë parasysh përmbajtjen dhe shpejtësinë, me të cilën kanë lëvizur dinamikat dhe trendet në arsimin e lartë, status quo-ja ka qenë zgjidhje qartazi e paqëndrueshme dhe ndryshimet të ngutshme e të domosdoshme.

“Në dimensionin strukturor, statuti parasheh një funksion më të decentralizuar të universitetit, duke bartur e saktësuar përgjegjësitë dhe llogaridhënien menaxheriale drejt rektorit dhe dekanëve, ndërsa në anën tjetër parasheh edhe rol më të fuqizuar akademik të senatit dhe këshillave të njësive akademike. Statuti përcakton rregulla që avancojnë aspiratat për barazi gjinore, synojnë të rrisin kriteret për zgjedhje në pozita drejtuese dhe përmbajnë ndalesa për periudha të konsiderueshme kohore për personat, të cilët ushtrojnë ose kanë ushtruar funksione të larta partiake apo politike dhe synojnë pozita drejtuese në universitet”, thuhet në njoftim.

Në dimensionin praktik, theksohet se statuti avokon një frymë të re të vlerësimit të vazhdueshëm të punës së studentëve, e në anën tjetër reflekton edhe kërkesën për një identitet më të zgjeruar profesional të personelit akademik, ku detyrat e punës shkojnë përtej mësimdhënies dhe përtej synimeve legjitime për marrjen e thirrjeve akademike, duke përcaktuar kritere më të sakta e objektivisht të matshme, duke krijuar një ekuilibër të kujdesshëm midis thirrjeve të ndryshme dhe duke i afruar ato më pranë kritereve që e vendosin universitetin më afër universiteteve partnere në Evropë e më gjerë.

“Në mënyrë të veçantë, kjo shprehet edhe me krijimin e bazës së konsoliduar rregullative për institute dhe qendra hulumtuese funksionale (në nivel universiteti apo njësish akademike), që pra kanë një autonomi të gjerë të veprimit buxhetor e administrativ; skemave mbështetëse për punën e tyre dhe përfshirjen aktive të personelit akademik në zbatim të projekteve, si dhe krijimin e pozitave të reja për hulumtues universitar, që rrisin kapacitetin dhe fuqinë kërkimore të universitetit. Këto rregullime ndjekin modelet e universiteteve me të mira botërore, të cilat UP-ja i aspiron”.

“Me statutin e ri, universiteti reflekton qartë koherencën me politikat dhe parimet e ENQA-s për sigurimin e brendshëm të cilësisë, ndërsa parashihen edhe politika të reja për vlerësim dhe menaxhim të performancës së personelit akademik. Studimet e strukturuara pasdoktorale, lejimi i formave moderne të mësimdhënies si mësimi online apo ai i kombinuar, fuqizimi i mekanizmave shtesë për të drejtat e studentëve si p.sh.: krijimi i institucionit të Ombudspersonit, si dhe fuqizimi i rolit të studentëve në vlerësimin e performancës së stafit akademik janë disa nga politikat e reja që sjell miratimi i këtij statuti”.

Në dimensionin e standardeve të avancimeve akademike, statuti parasheh një ngritje të dukshme të kërkesave për avancimet akademike të personelit, ndërsa në anën tjetër parasheh edhe lehtësime administrative që personeli akademik të mos e shohë procesin e avancimit apo rizgjedhjes si proces të imponuar.

Statuti parasheh standarde më rigoroze, ndonëse më të sakta dhe qartazi proporcionale, për marrjen e thirrjes së parë të profesorit (zgjedhja në profesor asistent) dhe në marrjen e thirrjes së fundit (profesor i rregullt). Standarde të tilla i janë dashur Kosovës në mënyrë që të rritet produktiviteti shkencor, të rritet cilësia e publikimeve shkencore dhe në këtë mënyrë të përmirësohet gjendja në rangimin e universitetit dhe Kosovës në nivel rajoni dhe më gjerë.

“Përfundimisht, ky statut paraqet një standard të ri të funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, e bën UP-në më mirë të pozicionuar ndaj sfidave mbizotëruese të kohës dhe më reaguese ndaj realiteteve të ndryshueshme shpejt, përfshirë këtu trendin e rënies konstante të numrit të studentëve, si dhe e përafron atë me universitetet përtej vendeve fqinje”.

“UP-ja ka çdo arsye të besojë dhe potencial të materializojë ambicien krejtësisht legjitime të një institucioni të lartë të dijes që, jo vetëm krahasohet në rrafshin e standardeve e të fuqisë kërkimore dhe akademike, por edhe konkurron në terma seriozë me institucionet homologe në rajonin e gjerë dhe në kontinent. Matjet e fundit ndërkombëtare kanë dëshmuar potencialin për një premtim të tillë të arritshëm. Prandaj, përkundrejt sfidave, duke gjetur inspirim në talentin e jashtëzakonshëm të komunitetit studentor dhe dedikimin e anëtarëve të komunitetit akademik, statuti i ri ofron një bazë të mirë dhe momentum të ri për të vazhduar përpjekjet e palëkundura për, siç thuhet në dispozitën e nenit të ri 5 të statutit, përmbushjen e misionit të universitetit si një “qendër e ekselencës dhe inovacionit”, që “ndërvepron me zhvillimet shoqërore dhe globale në funksion të zhvillimit të vlerave të dakorduara të shoqërisë”, si dhe “zhvillimit të demokracisë, ekonomisë së vendit dhe konkurrueshmërisë ndërkombëtare””.

Statuti i ri është votuar nga senati pas një diskutimi të gjatë e shterues dhe pa asnjë votë kundër të anëtarëve të pranishëm, pas miratimit njëzëri në Këshillin Drejtues.

Etiketa: Arsim
Postimi paraprak

Ky është mërgimtari që vdiq rrugës për Kosovë

Postimi tjetër

Fanella e Real Madridit, më e kërkuara në botë

POSTIME TË NGJASHME

ARSIM

Nagavci publikon linkun për subvencionim, kaq euro është mbuleshmëria

4 weeks më parë
ARSIM

Haxhiu kërkon nga përmbaruesit privatë t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë e prindërve për blerjen e librave

4 weeks më parë
ARSIM

Si të aplikohet për rimbushësimin me para për librat shkollor? Zv.ministri tregon detajet

1 month më parë
ARSIM

Doli nga shtypi libri “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari”, i profesorit të UBT-së, Musa Sabedini

8 months më parë
ARSIM

NE JEMI KUNDËR PLAGJIATURËS, ATA NUK JANË

11 months më parë
ARSIM

Lajmi i Fundit – merret vendimi për grevën, këto janë votat e mësimdhënësve

12 months më parë
ARSIM

S’ka paga për grevistët

12 months më parë
ARSIM

Shkollat mbesin të mbyllura: Vazhdon “lufta” SBASHK- Qeveri

1 year më parë
Postimi tjetër

Fanella e Real Madridit, më e kërkuara në botë

Bilie Eilish e lumtur, kënga “Bad Guy” e merr certifikatën e diamantit

Uji i tepërt, rrezikon shëndetin?

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Lajm i mirë për adhuruesit e serialit “La Casa de Papel”

September 20 2023

Real Madrid – Union Berlin, formacionet zyrtare

September 20 2023

UEFA merr vendim për ndeshjen Rumani-Kosovë

September 20 2023

Publikohen formacionet e ndeshjes Milan-Newcastle United

September 20 2023

“Shqipeeee…”, bëhet virale videoja gjatë ndeshjes Inter-Milan pasi vajza e vogël bën shqiponjën

September 18 2023

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.