Një mosmarrëveshje për një vendparkim në fshatin Baicë të Lipjanit ka eskaluar në kanosje me armë zjarri dhe sulm fizik, duke përfunduar me arrestimin e dy personave.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuar janë Blerim Bellagoshi (34 vjeç) dhe Liman Bellagoshi (66 vjeç), ndërsa viktimë është Faton Bellagoshi (38 vjeç)

Sipas informacioneve, konflikti ka shpërthyer mes dy familjeve të afërta për shkak të një parkingu të veturave përballë shtëpive të tyre. Fillimisht palët janë fyer dhe shtyrë mes vete, ndërsa situata më pas ka eskaluar.

Policia, pas pranimit të informacionit për kanosje me armë, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga Blerim Bellagoshi është konfiskuar një armë zjarri e tipit Ekol.

Sipas hetimeve fillestare, ai dyshohet se e ka kanosur viktimën me armë, ndërsa Liman Bellagoshi dyshohet se është përfshirë në konflikt duke përdorur një shkop druri.

Viktima Faton Bellagoshi ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe Liman Bellagoshi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Blerim Bellagoshit është iniciuar procedurë për veprën penale “Kanosja me armë zjarri”, ndërsa ndaj Liman Bellagoshit për veprën penale “Sulmi”.

Të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts