Me 64 vota për, Kuvendi i Kosovës shkarkoi anëtarin e bordit të RTK-së, Sali Bashota.
Pas tij është shkarkuar Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur në tërësi rekomandimin për shkarkimin e këtij Bordi. Ndërsa partitë opozitare e kanë kundërshtuar ashpër rekomandimin e komisionit për shkarkimin e bordit të RTK-së.