Shkodra Elektronike do të jetë pjesë e finales së madhe në Eurovision Song Contest.

Dyshja e Shkodra Elektronike, e cila përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian të këngës, Eurovision Song Contest, ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshëm të hitit të tyre “Zjerm” në skenën e Baselit, duke e çuar publikun peshë dhe duke i falur vendit një prej paraqitjeve më dinjitoze të vitit të fundit.

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, dyshja që përbën grupin, u shfaqën me një koreografi të synuar për nga motivet popullore, tradicionale shqiptare, kryesisht në punimin e qilimave dhe sixhadeve me forma rombi, teksa janë kombinuar edhe me flakët për performancën e këngës me titullin e zjarrtë.

Gjergji, me një fustan të kuq të punuar për t’u dukur si një flakë e lëvizhshme dhe Laca, i veshur me një kostum të zi, reflektuan të kombinuar ngjyrat kombëtare.

E para, me një kërcënim të veçantë modern, të punuar me kujdes dhe jo jashtë euforisë që kënga nën telat e lahutës, por me bas elektronik, të jep në çdo sekondë të sajën.

Laca nga ana tjetër, statik, por me një lëvizje kronologjike dhe kumbuese më tej me recitimin e strofës poetike nën një zë më të thellë.

Është skena më e madhe në Evropë, por dyshja shqiptare nga Shkodra vërtetë që ishin në lartësi.

Ndoshta performanca më e mirë e parë gjatë gjithë mbrëmjes.

Teksa rrjeti ka krijuar një elektrizim në postime për ta dhe salla, shpërtheu në brohoritje dhe duartrokitje, gjatë performancës së gjysmëfinales të duos.

Related Posts