Një grua dyshohet se ka goditur me automjet një burrë pasditen e djeshme në Prizren.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se, si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare (drejtuese e mjetit) me automjetin e saj ka goditur viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, thotë PK./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts