Sipas rezultateve preliminare, kandidati i Lëvizjes Vetvëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Podujevës me 51.64% të votave.
Ka përfunduar numërimi i votave në Podujevë.
Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se Bulliqi ka fituar pa balotazh sipas rezutlateve preliminare.
Shpejtim Bulliqi është kryetari i i komunës së Besianës.
Kandidati i VV’së ka mposhtur në zgjedhjet e parakohshme dy kundërkandidatët: Nexhmi Rudari nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.
Bulliqi ka fituar zgjedhjet me 51.64% të votave duke evituar raundin e dytë.
Bulliqi është një ish-anëtar i LDK’së që la partinë për t’iu bashkangjitur VV’së. Ai në të kaluarën kishte postin e drejtorit të arsimit në komunën të cilën e fitoi. Bulliqi ishte edhe ish-deputet i LDK’së ndërkohë që tani ka fituar mandatin si deputet në lsitën zgjedhore të VV’së. Vendi i tij në Kuvend pritet të zëvendësohet, raporton Gazeta Express.
Zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë janë mbajtur për shkak se kryetari paraprak Agim Veliu la pozitën për tu bërë ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. Vlen të ceket se data e zgjedhjeve të parakohshme është shtyrë disa herë për shkak të situatës me pandemi në Kosovë.
Bulliqi do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.
Është hera e parë në 20 vitet e fundit që LDK humb zgjedhjet lokale në këtë komunë.