Opinionisti Lirim Gashi, ka reaguar ashpër ndaj analistit politik Nexhmendin Spahiu.
Në një postim në Facebook, Gashi e ka quajtur Spahiun “njeri të çuditshëm”, duke thënë se për të “Beogradi është një shtëpi e dytë”, përcjell Bota sot.
Gashi ka shtuar se ai nuk ka dyshime se “Spahiu është agjent i shërbimit sekret serb” pas deklaratës së tij se ekziston “kombi kosovar”.
Reagimi i plotë i Gashit, në Facebook:
Nuk e di se çfarë i shtyn dhe motivon njerëzit si Nexhmedin Spahiu, të cilët e quajnë veten profesorë të shkencave shoqërore dhe natyrore edhe pse niveli i njohurive të tyre mjafton vetëm për t’u quajtur profesorë të marrëzisë, për të pretenduar gjëra që nuk kanë asgjë të përbashkët me logjikën e shëndoshë dhe që nuk mund të të justifikohen me asnjë argument racional.
Pretendimit të tij të fundit se “shqiptarët janë më barbarë se sa serbët” po i vjen një erë e pistë e propagandës së ish-UDB-së dhe po ma kujton një këngë të tifozëve të klubit të futbollit Crvena Zvezda nga Beogradi kur Prishtina luante kundër tij në stadiumin Marakana.
Kjo këngë kishte këtë përmbajtje:
“Erdhën disa të huaj të çuditshëm, e quajnë veten shqiptarë dhe janë më të shëmtuar dhe më budallenj se indianët e Amerikës”.
Kam kohë që e analizoj këtë njeri të çuditshëm, për të cilin Beogradi është një shtëpi e dytë, sepse ai udhëton atje në intervale të rregullta dhe pa më të voglën ndërgjegje të keqe takohet me njerëz në gishtat dhe duart e të cilëve akoma është i ngjitur gjaku i freskët i shqiptarëve të pafajshëm.
Pyetja është, pse e bën ai këtë ?
Në emër të kujt dhe për çfarë arsye?
Personalisht, pas deklaratës së tij se ekziston kombi kosovar, nuk kam asnjë dyshim se ai është agjent i shërbimit sekret serb.
Ky njeri pothuajse gjithmonë e aktron rolin e një xhaxhai të humbur dhe naiv që vuan nga harresa.
Por më besoni, ai jo vetëm që nuk është naiv, por është tepër i rrezikshëm.
Analizoni formën e kokës së tij dhe menjëherë do ta kuptoni se ai është një bastard osman, që nuk e kritikon kurrë islamin politik dhe radikal.
Pse?
Sepse Islami i tillë mbart ADN-në e ish-UDB-së dhe ish-KGB-së dhe është pjesa më e rëndësishme e misionit të tij antikombëtar dhe antishtetëror.