Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në derën e një banese në Vorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, ku lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit shqiptar F. Sh.
Si pasojë e shpërthimit, siç shkruan Euronewsal, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë dalë shërbimet e Policisë shqiptare dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.




















