Të paktën 131 vdekje janë raportuar në një shpërthim të Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas zyrtarëve lokalë, më shumë se 513 raste janë të dyshuara, në mesin e tyre edhe një mjek amerikan.

Një zëdhënës i qeverisë së Kongos ka deklaruar se rastet tani po raportohen në një zonë më të gjerë, raporton BBC.

Derisa, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thënë dy raste të konfirmuara dhe një vdekje janë raportuar edhe në Ugandë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin emergjencë ndërkombëtare llojin aktual të Ebolës, i cili shkaktohet nga virusi Bundibugyo.

Ky shpërthim vdekjeprurës i Ebolës vazhdon të përhapet, qeveria kongoleze është përpjekur t’i sigurojë njerëzit se ekipet e saj të reagimit po punojnë shumë për të gjurmuar dhe hetuar infeksionet e dyshuara  dhe se nuk ka nevojë për panik.

Megjithatë, me rastet e identifikuara tani në zona të reja shqetësimi po rritet në mënyrë të pashmangshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts