I larguar nga Kosova në rrethana të vështira dhe të padëshiruara, si shumë shqiptarë të Kosovës gjatë luftës, Admir Berisha do të përballej me dhimbjen e largimit nga shtëpia dhe familja e tij. Shtëpia ku ishte rritur përfundoi në flakë nga lufta, ndërsa ai, bashkë me prindërit, u vendosën në Prishtinë për të nisur një jetë të re mes pasigurisë dhe sfidave.

I ri në moshë, por me shumë ëndrra dhe plane për jetën, Admiri do të përballej edhe me situata të rënda me policinë serbe. Në ato rrethana të vështira, me apo pa dëshirën e tij, mori rrugën e mërgimit për të shpëtuar familjen dhe jetën që Zoti ia kishte falur.

Mes lotëve, dhimbjes shpirtërore dhe emocioneve të papërshkrueshme, ai u nis drejt Gjermanisë, pa e ditur se një ditë do të bëhej një ndër shqiptarët më të suksesshëm në fushën e gastronomisë.

Sot, pas 27 vitesh, Admir Berisha nga Graboci i Ulët i komunës së Fushë Kosovës është pronar i restorantit të njohur italian “Ristorante – Pizzeria Al Castello” në Neuwied të Gjermanisë.

Rrugëtimi i tij nisi duke punuar në një restorant italian, aty ku punonte edhe vëllai i tij. Përkushtimi, korrektësia dhe puna e palodhshme lanë përshtypje të jashtëzakonshme te pronarët dhe stafi, duke i hapur rrugë suksesit në gastronomi.

Me kalimin e viteve, Admiri arriti të marrë në duar drejtimin e jetës dhe biznesit të tij, duke ndërtuar një emër të respektuar në Gjermani. Sot, “Ristorante – Pizzeria Al Castello” është ndër restorantet më të kërkuara në zonën e Neuwied-it, falë kombinimit të kuzhinës tradicionale italiane me mikpritjen dhe shpirtin shqiptar.

Restauranti është bërë shpesh temë edhe në gazetat gjermane, ku është vlerësuar për cilësinë e ushqimit, shërbimin profesional dhe mikpritjen e ngrohtë shqiptare. Përmes përkushtimit dhe punës së palodhshme, Admir Berisha ka arritur që restoranti i tij të fitojë respekt dhe emër jo vetëm te komuniteti shqiptar, por edhe te klientët gjermanë.

Përmes ushqimeve autentike italiane, cilësisë së lartë dhe dashamirësisë ndaj klientëve, Admir Berisha ka arritur të bëhet një shembull frymëzimi për shumë shqiptarë në diasporë.

Përveç suksesit në biznes, Admiri ka krijuar edhe familjen e tij, ku së bashku me bashkëshorten gëzojnë tre fëmijë – një vajzë dhe dy djem. Bashkëshortja e tij është gjithashtu e angazhuar në restorant, duke shprehur talentin e saj në përgatitjen e ëmbëlsirave me porosi për festa dhe ahengje të ndryshme.

Kjo është historia e një shqiptari që, mes vuajtjeve të luftës dhe sfidave të mërgimit, nuk u dorëzua kurrë dhe sot shkëlqen në gastronominë italiane dhe shqiptare në Gjermani.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
Pse bëhet trashja e lëkurës në këmbë dhe shputa si “dyll”? Shkaqet dhe çfarë duhet të dini  Trashja e lëkurës në shputa të këmbëve është një problem shumë i zakonshëm që u ndodh shumë njerëzve. Shpesh përshkruhet si lëkurë e fortë, e verdhë ose si “dyll”, dhe në shumicën e rasteve nuk është e rrezikshme, por mund të shkaktojë parehati ose dhimbje gjatë ecjes.  👣 Çfarë është kjo trashje?  Kjo gjendje quhet zakonisht kallo (callus) ose lëkurë e fortë e shputës. Ajo krijohet kur lëkura reagon ndaj presionit ose fërkimit të vazhdueshëm, duke u trashur për t’u mbrojtur.  ⚠️ Shkaqet kryesore  1. Këpucët e papërshtatshme  Këpucët e ngushta, të forta ose të pakomfortshme krijojnë presion në shputa, duke bërë që lëkura të trashet.  2. Ecja ose qëndrimi i gjatë në këmbë  Personat që qëndrojnë shumë në këmbë gjatë ditës janë më të prirur të kenë këtë problem.  3. Fërkimi i përsëritur  Ecja në sipërfaqe të forta ose mënyra e gabuar e shkeljes mund të shkaktojë trashje të lëkurës.  4. Lëkura e thatë  Kur lëkura nuk hidratohet mjaftueshëm, ajo bëhet më e fortë dhe më e prirur ndaj trashjes.  5. Deformime të këmbës  Në disa raste, probleme si shputa e sheshtë ose kockat e gishtave mund të rrisin presionin në zona të caktuara.  🩺 A është e rrezikshme?  Në shumicën e rasteve jo. Por nëse:  * ka dhimbje të forta * plasaritje ose gjakderdhje * infeksion     atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.  🧴 Si mund të trajtohet?  * Përdorimi i kremrave hidratues * Larja dhe zbutja e këmbëve në ujë të ngrohtë * Heqja e butë e lëkurës së trashë (me kujdes) * Veshja e këpucëve të rehatshme * Përdorimi i shtrojave ortopedike nëse është e nevojshme  👟 Përfundim  Trashja e lëkurës në shputa është zakonisht një reagim mbrojtës i trupit ndaj presionit dhe fërkimit. Me kujdesin e duhur dhe këpucët e përshtatshme, ajo mund të kontrollohet dhe të parandalohet lehtë.

June 6, 2026
Këto janë kriteret që tregojnë nëse një kandidat e meriton votën tuaj
KQZ sqaron se si plotësohet fletëvotimi dhe rastet kur mund të shpallet i pavlefshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts