SHSKUK është deklaruar lidhur me rastin e fëmijës pesëvjeçar nga Brodi i Shtërpcës, i cili u sulmua dhe u kafshua nga një ujk.

Përmes një postimi në Facebook, SHSKUK ka bërë me dije se dje fëmija u pranua në Klinikën Emergjente të QKUK-së me lëndime në gjoks dhe shpinë.

Siç kanë deklaruar  familjarët, ai u tërhoq zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë gjatë sulmit.

Pas trajtimit të parë dhe ekzaminimeve fillestare, fëmija po vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja e tij është stabile.

“Janë dhënë vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës.

Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë”, shkruhet në njoftimin e SHSKUK-së.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts