Projekti “Ballkani i Hapur” ka nxitur tensione dhe mospajtime ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Serbia, Shqipëria dhe Maqedoni po ushtrojnë presione ndaj shteteve tjera, përfshirë edhe Kosovën që të bashkohen në këtë projekt, që shumica e cilësojnë si projekt serbo-rus.
Madje, ky projekt ka shkaktuar edhe zbehje të raporteve Kosovë-Shqipëri, ku kryeministrat shqiptar Kurti e Rama nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët. Kjo ndoshta, për shkak se politikat e Ramës po përkojnë më shumë më politikat e Vuçiqit, se sa të Kurtit.
Analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi komentoi projektin e “Ballkanit të Hapur” dhe tensionet që ky projekt shkaktoi në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas tij, Forumi i Shkupit ia zbuloi fytyrën e vërtet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Bekteshi kritikoi ashpër Ramën për qëndrimet e tij politike, duke thënë se ai është një faqe e zezë e shqiptarisë dhe se duhet të ik së bashku me vëllain e tij Vuçiqin.
“Shumë e vërtetë, në samitin e Tiranës nuk u vërejtën tensione në mes Ramës e Kurtit bile ky takim la përshtypje miqësore, por Forumi i Shkupit ia zbuloi fytyrën e vërtetë edhe Ramës edhe Forumit të tij ogurzi. Rama është i papërmirësueshëm, shikoni çfarë sistemesh antishqiptare janë instaluar në Shqipëri, aty flitet fare lirisht për teoritë antishqiptare e antikombëtare. Rama është një faqe e zezë e shqiptarisë, ai duhet të ik së bashku me vëllain e tij Vuçiq”, deklaroi analisti.
Në vazhdim, Bekteshi u shpreh se projekti “Ballkani i Hapur” ëshë një trilogji ballkanase për ta promovuar planin rus në rajon dhe për ta amnistuar Vuçiqin nga mizorit.
“Ballkani i hapur është një metafore për Ballkanin e mbyllur, Forumi i Shkupit ishte një trilogji ballkanase për ta promovuar planin rus në Ballkan, për të promovuar monopolin e mallrave serbe, dhe për ta amnistuar Vuçiqin nga krimet dhe duke ia zgjat jetën politike atij. E pyes Ramën, -pse duhet të devijohet procesi i Berlinit për një Open Balkan pa Kosovën!?”, theksoi ai.
Tutje, analisti potencoi se fal reagimeve dhe qëndrimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, këto plane të shtetit serb do të jenë të ‘eliminuara’.
“Kryeministri Kurti i kuptoi me kohë sinjalet e rrejshme, ai është shumë i vëmendshëm ndaj gjeo-sistemeve e strategjive të vjetra, elaborateve të akademisë serbe që presin zbatim kur t’u vij koha, por me Kurtin në krye të gjitha këto janë të vdekura ashtu siç ia mori me kohë HTH dhe Vuçiqit gërshërët nga dora”, përfundoi Ramazan Bekteshi.