Ukraina si rrallë herë ka dhënë detaje për numrin e pretenduar të ushtarëve të saj të vrarë nga forcat ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se diku rreth 1 mijë e 300 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit.

Sidoqoftë, media që raporton këtë, BBC, thotë se ky numër nuk është i verifikueshëm.

Ndërkaq, sipas asaj që pretendon po ashtu pala ukrainase, në luftë deri tash janë vrara mbi 12 mijë ushtarë rusë, por që këto shifra ndryshojnë me ato të shteteve të perëndimit.

Related Posts