(Eichstätt,- 25.11.1995 – qytezë në Bavari ku unë jetoja).
Në nëntor të vitit 1995, thirra një tubim festiv, në emër të „Partisë Revolucionare Shqiptare“ (PRSH-re), ku bëja pjesë.
Në atë tubim, ishin të ftuar të gjithë anëtarët e simpatizantët e kësaj partie.
Fehmiu nuk ishte pjesë e kësaj partie dhe as i ftuar!
Një bashkëveprimtarë, jo larg nga vendit ku banoja, Fatmir Istogu, kishte njoftuar Fehmiun dhe shokët e tij, me të cilët edhe u bënë pjesë e festës.
Për Fehmi Lladrovcin, kisha dëgjuar por jo takuar më përpara.
Fillimisht, folëm rreth kësaj date historike dhe rendësin jetike për kombin. Më pas u dha një program kulturo-artistik, dhe në fund, një tryezë ku secili të kishte mundësinë te shpaloste pikëpamjet e tija, rreth situatës dhe daljes nga rruga pakrye, që na kishin futur, përveç pushtueseve jugosllav edhe të disa parti „politike“, brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë tryezë, bënte pjesë edhe Fehmi Lladrovci, duke përfaqësuar, LPK-në.
Në mbrëmje, në të përfunduar programi, gjithë shokët-shoqet e PRSH-së, vendosen të qëndronin në banesën time. Pasi falënderova të gjithë pjesëmarrësit, duke u uruar rrugë të mbar, Fehmiu po priste, qëndronte në mes të sallës, bashkë me shokët e tij, nuk e kishte ndërmend të ikte!
Unë u gjenda në një situatë mjaftë të vështirë! Në banesën time ishin nisur vetëm anëtarët e kryesisë së PRSH-së, këshilli organizativ, si qëllim kishim, hapat më tej. Cilët janë, si duhet vepruar kundrejt situatës etj. Kurse unë po prisja, e po prisja ta lenin sallën të gjithë, në mënyrë që dorëzoja çelësat dhe lekët për lokalin, pronarit të sallës!
Mu afrua Fehmiu, „di ti se ku shkuan organizatorët“? „Këta djem, kam dëshirë t’i njohë më nga afër“. Duke i ‘u përgjigjur, apo duke belbëzuar, qëllimisht, pa mbaruar fjalinë, në mes hyri një shok, „ejani se unë kam vend, fundi i fundit, dërgoj tani juve, për pjesën tjetër kthehem prapë“!
Sinqerisht, nuk doja të ishte Fehmiu në atë mbrëmje! Ishim të gjithë të një grupimi, të PRSH-së. Kurse Fehmiu përfaqësonte LPK-në. Fjalët rrotull… çarjet mes dy grupimeve (LPK,PRSH etj.) dhe jo vetëm, mbase jo aq të thella e të rënda sesa përflitej! Megjithatë, kisha frikë se mos do ndodhte diçka e keqe, këtë nuk e dëshiroja asesi, jo në shtëpinë time.
Çuditërisht, na ra të futemi në të njëjtën makinë me Fehmiun. Rrugës vazhdonte të pyeste, disa herë, „ te kush po shkojmë“! Unë rrija, shtiresha sikur po mendoja, kjo qe edhe arsyeja apo justifikimi, kur mu drejtua, “po ti, di se tek kush jemi sonte?“! Po. Tek unë ia ktheva, prerazi, pa u zgjatur!
Nuk e di, e kuptoi apo jo? Por edhe sot më vjen rënd ta përshkruaj situatën që isha! Kisha dëgjuar…ngatërresa, sharje e fyerje e diku diku, edhe grushte mes veti… e për çfarë??? Këtë nuk e kuptoja! Që ishte dora e armikut, këtë e dija, por si mundet, si ka mundësi të biem ne kaq lehtësisht në kurthin e tyre (armiqve e tradhtareve)!?? Kjo për mua është e papranueshme. Çuditërisht shumicën e rasteve ,nxitje e urrejtje ndaj njëri-tjetrit, vinin nga krerët e grupimeve. Kurse njerëzit e thjesht, ishin në përgjithësi, të afërt me njëri-tjetrin.
Ishte hera e parë që po e takoja Fehmiun! Zakonisht, ata që prishnin punë, shtirreshin të mirë, të dashur e patriot, por deri sa e arrinin synimin që kishin, më pas…!??
Dyshoja se mos Fehmiu…larg çoftë të ishte njëri ndër ta! Kjo ishte gjendja e asaj kohe! Mjerisht.
Me të hyrë në shtëpi, pothuajse nuk kishte asnjë vend bosh! Po në sallë mu dukë se ishim pak, ju thash të pranishmëve me të qeshur! Si zot shtëpie, u urova mirëseardhje, të rrini e t ‘flisni, si në shtëpin tuaj.
Pasi zunë vend të gjithë, mbi njëzet veta, në një dhomë 4 me 5 m, e cila atë natë, më dukë aq e vogël sa nuk bëhet!
Do t ‘përpiqem t’i kujtoj me emra! Këta ishin: Martin Çuni, vëllezërit Fehmi e Ramiz Lladrovci, Nystret e Ekrem Ahmeti, Nystret Hajdari (Fitim Fitimi), Fitore Berisha, Petrit Duraku, Bedri Veseli, Zjadin Hoxha, Harun Beka (Dëshmor), Abedin Rexha (Dëshmor), Milim Baftiari, Bilall Syla, Ismet Sopjani, Haki Zekaj, Fatmir Istogu, Mustaf Ramadani, Sadik (??) etj etj.!
Tani i vetmi shqetësim ishte! Si do ta përballonte shoqja (Valbona), kishte marr mbi supe, darkën! Gjithë ata shokë e shoqe…? Fatmirësisht, kisha edhe vëllain, e besa edhe disa shoqe e shokë që nuk e lan vetë, për parapërgatitje dhe shtrimin e darkës.
Më pas filluan bisedat, të cilat vazhduan gjithë natën. Komunikimi ishte vëllazëror, sikur të kishin një jetë të tërë që njiheshim mes veti. Tregime mbi të kaluarën, sfida e përjetime te natyrave të ndryshme, e mbi të gjitha, gjendja në truallin tonë Arbërorë.
Dikur (me insistimin e shokëve), shumë vonë, fola (isha mikpritës, më takonte të dëgjoja!), dhashë mendimet! Aty fola edhe për takimin me disa nga shokët tanë të LPK-së, për nismën nga Hakif Rexhepi (shok i Idealit), që kishim për bashkimin e dy grupimeve PRSH-së e LPK-së, takime që i kishim bërë disa herë por pa një rezultat! Tregova edhe me kë kisha biseduar (Begzat Gashin dhe Hasan Ukhaxhaj-LPK-së),
por, jo për fajin tonë (PRSH-së),të gjitha përpjekjet, dështuan!
Për këtë Fehmiu nuk kishte dëgjuar, mbeti i habitur, sigurisht, tani që na njihte nga afër, e kishte të vështir ta besonte. “Po tani, si është puna (pyeti Fehmiu)“? „Jeni dakord të vazhdoni kontaktet për bashkëpunim-bashkim“? Si për habi, të gjithë nga shokët e PRSH-së (sikur të ishim marr vesh më përpara), njëzëri, i ’u përgjigjëm! PO.
Pas kësaj, filluam bisedat rreth mundësive për të qenë bashkë, nën një çati.
Do të veçoja një thënie, e cila mbeti e ngulitur, në memorien e Fehmiut (dhe e përsëriste sa herë që takoheshim): Luftë do t ‘ketë. Por, parasë të filloi, një orë e më përpara, ne duhet të bashkohemi. Vaj halli për ne, nëse lufta fillon, e neve t ‘na gjejë në një gjendje çfarë jemi, të ndarë e të përçarë!
Kështu vazhduam gjithë natën, disa flinin ulur, disa të tjerë në dhomën tjetër të fëmijëve, e ca të tjerë në kuzhinë, sepse nuk kisha dhoma mjaftueshëm. Kurse ne të tjerët vazhduam gjithë natën, duke biseduar! Diku, rreth orës 7 e 30 të mëngjesit, Fehmiu me shok tjerë, me të cilët kishte ardhur, kërkuan leje! „Më duhet të shkoj(tha Fehmiu), kam disa takime“.
Pasi e falënderuam për pranin e tij dhe shokëve, i uruam rrugë të mbarë, duke përsëritur nga të dy palët, se do të takohemi prapë, për të njëjtin qëllim, në përmbushje të detyrave ndaj atdheut.
Me Fehmi Lladrovcin (dëshmor i kombit), u takova edhe pesë herë të tjera, gjithmonë në përpjekje për tu bashkuar! Ca dilnin pengës, nga të PRSH-së, e ca nga LPK-ja!?? Fatkeqësisht, të gjitha përpjekjet, dështuan. Por jo për fajin tim, e as të Fehmiut.
Kontakti i fundit me (Fehmiun), ka qenë përmes telefonit! Nga fronti, kujtonte fjalët…! „Më vjen zor ta them, edhe këtu, në vijën e frontit, gjej gazeta të grupimeve të ndryshme, shpërndahen nga ushtarët, u kam tërhequr vërejtje disa herë…“!!
Nuk e pata fatin ta njihja nga afër, Xheva Lladrovcin, HEROINËN E KOMBIT. Kurse me Ramizin të vëllain e Fehmit, po, jam takuar, gjatë luftës dhe njëherë pas lufte.
Shok, e bashkëluftëtarë do të jemi deri në frymën e fundit, deri në LIRI të plotë.
FLINI TË QETË LUFTETARË TË LIRISË.
PAQI BEKIMIN E TOKËS ARBËRORE.
Ky takim, apo ajo natë, do të mbetet një nga kujtimet e mia… nga ma të bukurat.
Qëllimi i im, apo porosia që dua t’ua dërgoi si një mesazh tek ju miq e shokë, bashkatdhetarë ,është: Mos dëgjoni fjalët e rrugëve, apo të kafeneve, të atyre që dehen me qaj rusi. Takohuni, komunikoni si njerëz të një gjuhe e një gjaku. Vetëm kështu mund të ndaloni, pengoni qëllimkëqijtë që donë t’ju ndajnë nga njëri-tjetri.
Kushedi se ç ‘bindje kisha sot, për Fehmi Lladrovcin, nëse nuk kishte qenë festa e nëntorit të LIRISË!
Pal
Islam Idrizi
11.10.2022 Ingolstadt.