Këngëtari, Sinan Vllasaliu, ka ndarë sot një dedikim plot dashuri për personin më të rëndësishëm në jetën e tij.
Vajza e këngëtarit, Edona, feston sot ditëlindjen e 40-të, dhe në këtë përvjetor jubile, urimi i të atit i ka prekur të gjithë.
Përmes një postimi në Instagram Story, Sinani ka rikthyer një kujtim të bukur duke publikuar një foto nostalgjike të Edonës nga fëmijëria.
Krahas imazhit të ëmbël, ai i ka dedikuar fjalët më të ndjera që një baba mund t’i thotë të bijës:
“Gjithmon do te jesh gjithqka për mua .. pa kushte të asni natyre”.
Ky dedikim i sinqertë tregon edhe një herë lidhjen e ngushtë e të veçantë që artisti gëzon me të bijën, duke na kujtuar se për prindërit, fëmijët mbeten gjithmonë të vegjël, pa marrë parasysh sa vite kalojnë.
Edhe nga ne, Edona i gëzoftë edhe 100 vite të tjera të lumtura!






















