Vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës 2026, Federata e Futbollit e Iranit (FFIRI) ka njoftuar se biletat për tifozët iranianë janë tërhequr papritur.

Sipas federatës iraniane, çdo kombëtare pjesëmarrëse ka të drejtë të marrë rreth 8 për qind të kapacitetit të stadiumit për secilën ndeshje, në mënyrë që biletat të shpërndahen përmes kanaleve zyrtare, shkruan Indeksonline

FFIRI pretendon se kishte nisur tashmë procesin e shitjes së biletave për ndeshjet ndaj Zelandës së Re, Belgjikës dhe Egjiptit, por se kjo kuotë është tërhequr në mënyrë të papritur.

Në deklaratën e saj, federata iraniane theksoi se shumë tifozë kishin bërë tashmë planet e udhëtimit dhe rezervimet për të ndjekur ekipin në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar situatën si të padrejtë dhe në kundërshtim me frymën e garave ndërkombëtare.

Irani ka kërkuar nga FIFA dhe organizatorët e turneut që të respektojnë parimet e neutralitetit dhe barazisë për të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse. Deri më tani, FIFA nuk ka dhënë një koment zyrtar lidhur me pretendimet e federatës iraniane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts