Analisti Imer Mushkolaj i ka reaguar ashpër presidentes Osmani e cila mohoi se burri i saj, Prindon Sadriu, i ka quajtur mediat “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Mushkolaj këtë deklaratë të presidentes e ka quajtur “Skandal”, teksa ka thënë se ajo po mendon se populli është analfabet.
Skandal pas skandali! Presidentja Vjosa Osmani po mendon se jemi analfabetë, teksa po thotë se bashkëshorti i saj nuk i ka quajtur asnjëherë mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. “Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha ajo për RTK’në. Presidentja duhet ta dijë se nuk jemi të tillë, shohim dhe dimë të lexojmë. Mbase atë vetë e ka verbuar pushteti”, ka shkruar ai.
Në një postim tjetër, Mushkolaj ia ka publikuar statusin e Sadriut, Osmanit, të cilin shihet qartë se për kë e ka pasur fjalën burri i saj kur është referuar me shprehjen “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.