Aktorja kolumbiane Sofia Vergara ka reaguar ndaj tërmetit të fuqishëm që goditi atdheun e saj , duke vrarë të paktën 132 persona dhe duke plagosur më shumë se 480.
Tërmeti ishte me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter. Këngëtarja Shakira gjithashtu u dërgoi më parë një mesazh mbështetjeje bashkatdhetarëve të saj.
Vergara postoi një mesazh për popullin e Kolumbisë në Instagram.
“Si kolumbiane, jam thellësisht e prekur nga dhimbja e popullit tonë pas tragjedisë së sotme. Të gjithë ju që keni frikë sot, që keni humbur kaq shumë dhe që po kërkoni të dashurit tuaj – nuk jeni vetëm. Ne të gjithë do të ndihmojmë, do të lutemi dhe, si gjithmonë, Kolumbia do të ecë përpara”, shkroi aktorja.




















