Nesër është e diela e fundit e muajit mars.
Me ardhjen e kësaj dite do të behët edhe ndryshimi i orës.
Sonte në mesnatë akrepat e orës do të lëvizin për 60 minuta para.
Kjo zhvendosje bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit. Si pasojë, nata do të jetë më e shkurtër dhe dita më e gjatë.
Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor 2024, kur akrepat do të kthehen në orën dimërore.
Vendimi për ndryshimin e orës u mor në vitin 1981 me synim minimizimin e konsumimit të energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e energjisë diellore.