Ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shalë i njohur si ‘Komandant Topi’, nuk i është lejuar nga Specialja të udhëtojë për në Shqipëri me familjen.

Specialja, përmes një komunikate për media, ka thënë se një udhëtim i tillë është thelbësisht i papajtueshëm me dënimin e shqiptuar dhe se lirimi me kusht nuk duhet të ndërpritet, përveç rasteve kur ka arsye bindëse ligjore ose humanitare.

“Më 23 qershor 2026, Presidentja Trendafilova refuzoi kërkesën e Haxhi Shalës për të udhëtuar në Shqipëri për një pushim të shkurtër, derisa ai po vuan pjesën e mbetur të dënimit sipas kushteve të vendosura pas lirimit të tij në Kosovë”, thuhet në vendimin e Speciales.

“Topi”, akuzohet nga Specialja se së bashku me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin ka organizuar takime me një dëshmitar, në përpjekje për të ndikuar që ai të tërhiqet nga dëshmia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts