Spotify sapo ka njoftuar planet për të sjellë shërbimin e saj Audiobooks+ në më shumë vende pas provave të suksesshme fillestare të nisura në fillim të këtij viti.

Audiobooks+ do të përhapet ngadalë në disa vende evropiane, si dhe në Australi dhe Zelandën e Re, shkruajnë mediat e huaja.

Fillimisht i prezantuar në Kanada dhe Irlandë, Audiobooks+ u lejon përdoruesve të Spotify Premium të dëgjojnë 15 orë shtesë audiolibrash të përfshira në katalogun e shërbimit.

Me Audiobooks+, orët totale të kohës së dëgjimit të audiolibrave në muaj arrijnë në 30 për abonentët Premium Individual.

Megjithatë, Audiobooks+ nuk vjen falas, kështu që do të duhet të paguani një tarifë mujore përveç abonimit tuaj Spotify Premium.

Vendet ku abonimi shtesë Audiobooks+ është tani i disponueshëm janë Australia, Austria, Belgjika, Kanada, Franca, Gjermania, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar.

Related Posts