“Unë pres që pavarësisht se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale, SHBA-të do të mbeten një aleat i fortë dhe i përkushtuar i NATO-s”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas deklaratave të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Stoltenberg theksoi se NATO mbetet e gatshme dhe e aftë për të mbrojtur të gjithë aleatët.
“Çdo sulm ndaj NATO-s do të përballet me një përgjigje të bashkuar dhe të fuqishme. Çdo sugjerim se aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i vë ushtarët amerikanë dhe evropianë në rrezik të shtuar”, u shpreh ai.
Ish presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të “inkurajojë” Rusinë që të sulmojë çdo anëtar të NATO-s, që dështon të paguajë faturat e saj si pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.