• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti

2 years më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

“Vetë koalicioni ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacioni dezinformues amerikan”, thuhet në studimin e publikuar, i cili u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET).

Ky studim tregon për trendet dhe modelet kryesore të dezinformatave dhe luftën kundër dezinformatave në gjithë rajonin në periudhën nga viti 2018 deri më 2020.

TË NGJASHME

Miroslav Lajçak: Kryeministri Kurti erdhi me qëndrime të forta, na u desh kohë që të ulemi në tavolinë

3 weeks më parë

Kurti takon drejtoreshën e MCC-së, flasin për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës

3 months më parë

Dokumenti shpjegon angazhimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe emërimin e të dërguarit të tij të posaçëm për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

“I frustruar nga ajo që ai e pa si pengesë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori Grenell si duket aranzhoi që senatori David Perude dhe djalin e presidentit amerikan, Donald Trump Jr. të bënin një deklaratë në Twitter që sugjeronte se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Kosova. Ambasadori Grenell vazhdoi ta mbante këtë kërcënim – i cili nuk ishte bërë nga asnjë zyrtar amerikan – në negociatat me partnerët e koalicionit të Kurtit, duke bërë që të ngrihej një mocion mosbesimi që rrëzoi Qeverinë Kurti. Kjo lëvizje gjerësisht është dënuar në Evropë, përfshirë edhe përmes një demarshi të përbashkët të ambasadorëve të Francës dhe Gjermanisë në Prishtinë. Ky shembull tregon se si një aktor i huaj ishte në gjendje të prodhonte një kërcënim krejtësisht të trilluar dhe në këtë mënyrë të shtynte drejt ndryshimit të qeverisë”, thuhet në studim.

Më 20 prill, teksa ishte kryeministër në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference online për mediat ndërkombëtare deklaroi se mocionin e mosbesimit LDK-ja e kishte bërë në koordinim me Grenellin, duke argumentuar se qeveria e tij u rrëzua vetëm pse Grenellit po i ngutet “që të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë”.

Sipas pretendimeve në këtë dokument, të cilat janë bërë sipas analizës së mediave sociale, si mediat ashtu edhe politikanët u përfshin në këtë fushatë, të cilën studimi i identifikon si “kanale kryesore të dezinformimit në Kosovë”. Në dokument përmenden media të caktuara me ndikim në Kosovë, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe (tani ish) kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Mesazhet në rrjetet sociale që vinin nga Mustafa dhe Veseli, posaçërisht kanë nxitur mashtrimin e aferës Grenell”, thuhet në dokument.null

Autorët e studimit pretendojnë se çështja e Kosovës ilustron më së miri kompleksitetin e fenomenit lajmeve të rreme dhe se ky është një rast i rrallë ku ky “rezultat politik mund të atribuohet drejtpërdrejt keqinformim”.

Më 25 mars, Kuvendi i Kosovës me 82 vota rrëzoi Qeverinë Kurti pas mocionit të ngritur nga partnerja e koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK-ja argumentoi se deri te mocioni erdhi për shkak të pozicionimit “jokonstruktiv” të Kurtit karshi partnerëve, në veçanti SHBA-së.

Qeveria Kurti ishte zgjedhur më 3 shkurt.

Dezinformimi, “epidemi në Ballkanin Perëndimor”

Etiketa: Albin KurtiQeveria KurtiStudini i Parlamentit Europian
Postimi paraprak

Liverpooli nxjerr në shitje Shaqirin, emra të mëdhenj pas tij

Postimi tjetër

Të rinj, ky i pashëm, e për vete s’po flas…! Unë gazetare e ‘Bota sot’, Albini lider i protestave studentore

POSTIME TË NGJASHME

LAJME

Miroslav Lajçak: Kryeministri Kurti erdhi me qëndrime të forta, na u desh kohë që të ulemi në tavolinë

3 weeks më parë
EKONOMI

Kurti takon drejtoreshën e MCC-së, flasin për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës

3 months më parë
LAJME

Kurti në 25-vjetorin e rënies së Luan Haradinajt: Ishte një zemërluan

3 months më parë
LAJME


Kryeministri Kurti pritet në DASH, Chollet: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës

3 months më parë
EKONOMI

Kurti zotohet: Filloi puna për rritjen e pagës minimale

6 months më parë
LAJME

Analistët: Ka ndryshuar Kurti, por ka ndryshuar edhe BE-ja karshi Kosovës për dialogun

6 months më parë
LAJME

Kurti emëron një këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve

8 months më parë
LAJME

Kryeministri Kurti thërret konferencë për media në ora 12:00. Cila është arsyeja?

9 months më parë
Postimi tjetër

Të rinj, ky i pashëm, e për vete s'po flas...! Unë gazetare e 'Bota sot', Albini lider i protestave studentore

Alija: Dy opsionet pse PDK-ja votoi pro Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike!

Qytetarët nuk shpresojnë shumë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Për 6 muaj 4 450 persona kërkuan shërbime në Klinikën e Psikiatrisë

August 11 2022

Horoskopi ditor, e enjte 11 gusht 2022

August 11 2022

Latifi: Sot në liri, çikat e Kosovës po duan t’i zezojnë, mbulojnë e arabizojnë

August 10 2022

“Vrasësja” ime me shami!

August 10 2022

Zbulohet “iPhone 14”, të gjitha cilësitë e smartfonit që do të dalë në shtator

August 10 2022

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.