Një sulm i ri me raketa dhe dronë nga Rusia ka goditur kryeqytetin ukrainas Kiev, ku sipas raportimeve është dëmtuar edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë.
Pas ngjarjes, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar duke e cilësuar sulmin “të papranueshëm” dhe një përshkallëzim serioz të luftës.
Në reagimin e tij publik, Hoxha bëri të ditur se është thirrur për shpjegime ambasadori rus në Tiranë, ndërsa Shqipëria ka dënuar ashpër sulmet ndaj objektivave civile dhe rrezikimin e personelit diplomatik.
Sipas tij, sulmet e vazhdueshme ndaj banesave, spitaleve dhe infrastrukturës civile tregojnë një “shpërfillje totale të jetës njerëzore”, ndërsa theksoi se Rusia po shkakton vetëm shkatërrim dhe vuajtje.
Tirana zyrtare përsëriti mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe rikthim në tryezën e negociatave.
Albania strongly condemns yet another brutal and indiscriminate large-scale ballistic missile and drone #attack launched last night by Russia against civilian targets in Ukraine, in total disregard for human life and basic human decency.
This time, the residential complex where…
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) May 24, 2026











