Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar të dielën në Skenderaj.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave.
Bazuar në të dhënat e policisë, një burrë dyshohet se e ka goditur viktimën me një mjet pune.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, ndërkohë me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

















