Nga të dhënat e votave të para të numruara, në Podujevë po udhëheq Shpejtim Bulliqi. Mbetet të shihet nëse do të kalojë në balotazh.
Në numërimi i deritanishëm i votave, po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
Express mëson se ai është në epërsi të votave, megjithatë akoma nuk dihet nëse VV do t’i fitojë sonte zgjedhjet , apo do të shkohet në balotazh.
Nëse vazhdon ky rezultat, atëherë LDK’ja, për herë të parë në 20 vjet nuk fiton në komunën që konsiderohet bastion i saj.
Disa prej zyrtarëve të lartë të LVV’së tashmë e kanë shpallur fitoren në Podujevë.
Kandidati i LDK’së, Nexhmi Rudari ka thënë se është akoma herët të flitet për rezultatet.
Ndërkaq, Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka ka thënë se brenda dy orësh do të dihet rezultati preliminar.
Kushdo që sot fiton zgjedhjet në Podujevë, do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.