Një tërmet me magnitudë 5.7 Rihter është regjistruar sot rreth orës 06:00 në Greqi, me epiqendër 23 km në jugperëndim të Lassithit, në zonë detare të Kretës.
Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia e tij ishte rreth 9.7 km dhe lëkundjet janë ndjerë në të gjithë ishullin e Kretës. Deri tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
Pas tërmetit kryesor janë regjistruar edhe disa pasgoditje me magnitudë 3.5–3.8.



















