Top Channel ka larguar nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” dy moderatoret, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.
Ky vendim i menjëhershëm i drejtuesve të televizionit ka ardhur si pasojë e konflikteve të vazhdueshme mes dy moderatoreve.
Burime të VoxNews bëjnë me dije se raportet mes Enxhit dhe Neadës kanë qenë të tensionuara prej kohësh.

Fatkeqësisht, konflikti nuk është ndalur më vetëm te fjalët; tensionet mes tyre ishin aq të thella sa situata, sipas informacioneve, degjeneroi deri në përplasje fizike mes dy moderatoreve. Ky akt ka detyruar drejtuesit e televizionit të marrin masën më të rëndë të mundshme për ruajtjen e etikës dhe ambientit të punës.
Edhe pse përplasjet fizike kanë ndodhur jashtë kamerave, ftohtësia mes dy vajzave ishte e dukshme për shikuesit edhe gjatë transmetimit të fundit. Kolegu i tyre, Blendi Salaj, i cili kompletonte treshen e mëngjesit në Top Channel, përpiqej të mbante balancën mes tyre.
Kjo treshe – Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, ishin zërat me të cilët nisnin ditën shumë të apasionuar pas radios apo te tjerë që nuk kanë kohën e mjaftueshme për t’u ulur përpara ekranit.
Vendimi i Top Channel dërgon një sinjal të qartë se sjellje të tilla nuk do të tolerohen brenda mjediseve të punës.
























