Toyota po zhvillon një sistem të ri ndihmues për drejtuesit e automjeteve në terrene të vështira, duke përdorur dronë si “sy nga qielli”.

Ideja, e paraqitur në dokumentet për Administratën Federale të Aviacionit në SHBA, parashikon që droni të ngrihet mbi automjet për të filmuar terrenin dhe për t’i ofruar shoferit pamje të qarta të rrugës përpara.

Kjo do të ndihmonte në planifikimin e rrugëve më të sigurta dhe shmangien e pengesave të fshehura.

Toyota thekson se është gjithmonë duke testuar teknologji të reja, por për momentin nuk ka plane konkrete për prodhim.

Megjithatë, ekspertët e industrisë mendojnë se sistemi mund të prezantohet fillimisht në ndonjë koncept.

Related Posts