Një person ka pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:43 në fshatin Jagodë të Klinës.

Në këtë aksident janë përfshirë një tren dhe një mjet i punës – valak (ngjeshës).

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, hetuesit e aksidenteve dhe hetuesit e aksidenteve të trenave të cilat po i zhvillojnë hetimet”, deklaroi Gashi.

 

Related Posts