Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, do t’i shpëtojë çdo dënimi për goditjen e dyshuar në fytyrë ndaj mesfushorit të Villarrealit, Alex Baena.
Pas një ndeshjeje mes dy skuadrave në muajin prill, Valverde dyshohet se e priti Baenën në parkingun e makinave pas ndeshjes dhe e goditi me grusht në fytyrë ndërsa ai po shikonte telefonin e tij.
Ngjarja u raportua në polici në atë moment dhe u hap një hetim disiplinor.
Akuzat e policisë ndaj Valverdes u hoqën pas ‘mospërputhjeve’ në deklaratat e Baenas, i cili pretendonte se Alvaro Odriozola ishte i pranishëm, kur kamerat sugjerojnë se ai nuk ishte.
Baena u fotografua në ditët në vijim me një mavijosje në fytyrë dhe sipas El Espanol, megjithë dënimin me pesë ndeshje që u rekomandua nga një gjyqtar në Komitetin e Garave, Gjykata Hetuese e Madridit do ta lënë Valverde pa e dënuar, duke vendosur pushimin e çështjes.
🚨| OFFICIAL: Fede Valverde will not be penalized in the 'Baena case'
Initially, committee proposed a ban of 5 matches, but the Justice requested the dismissal of the case. @carrusel ⚖️ pic.twitter.com/eoCBoRplpL
— Madrid Zone (@theMadridZone) July 25, 2023
Los Blancos do t’i kërkojë gjithashtu gjyqtarit të RFEF që të tërhiqet nga rastet e ardhshme që i përfshijnë ata, pasi ata besojnë se Juan Antonio Landabarea manipuloi deklaratën e Odriozola për këtë çështje dhe nuk ishte i drejtë në vlerësimet e tij.
Incidenti ende nuk është komentuar publikisht nga Valverde, i cili asnjëherë nuk i ka mohuar akuzat.
Duke qenë se duket se të gjitha çështjet disiplinore dhe ligjore janë zgjidhur, uruguaiani mund të japë këndvështrimin e tij për atë që ndodhi, nëse ishte me të vërtetë një trillim.