Ministria e Drejtësisë ka nënshkruar kontratë për renovimin e kulmit dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme në objektin e Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), institucion që në vitet e fundit është përballur me disa incidente zjarri.
Sipas vendimit të publikuar, kontrata për realizimin e projektit i është dhënë kompanisë MBB Construction SH.P.K, me vlerë prej 26,499.56 euro.
Procedura e prokurimit është zhvilluar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa vendimi për dhënien e kontratës është nënshkruar më 3 qershor 2026.
Projekti parashikon renovimin e kulmit dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme të IML-së, me qëllim përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe funksionale të objektit.





















