Fisnik Asllani ishte një nga emrat më të përfolur të kësaj merkato.
Por këto raportime ende nuk janë konfirmuar, pasi 23-vjeçari ditë më parë ka nisur stërvitjet me skuadrën e Hoffenheim.
Madje ai sapo ka publikuar një fotografi, ku njofton ndeshjen miqësore mes Hoffenheim dhe Freiberg, e cila zhvillohet sot, më fillim nga ora 15:30.
Kujtojmë se interesim për Fisnik Asllanin kishte edhe skuadra e Barcelonës.
Sulmuesi kosovar shkëlqeu sezonin e kaluar, ku shënoi 10 gola dhe bëri 7 asisitme me fanellën e Hoffenheim në Bundesliga.




















