U raportua gjatë ditës së për përkrahjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Thaçi tashmë është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.
Ky fondacion i themeluar mbi bazën e ligjeve në fuqi ka për qëllim mbështetjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit Thaçi, duke siguruar mbështetje financiare për të mundësuar mbrojtje të mirëfilltë, asistencë teknike dhe profesionale për ekipin e mbrojtjes në kuadër të këtij procesi gjyqësor, si dhe bashkëpunim me të gjitha instancat e interesuara.
Lidhur me këtë ka reaguar ashpër analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se e gjithë kjo është një metodë perfide për zhvatjen e qytetarëve të Kosovës dhe atyre në mërgatë.
Në këtë postim, ai kujton se i biri i ish-Presidentit Thaçi, Endriti, mbanë orë dorë në vlerë hiq me pakë se 7000 euro.
Ja shkrimi i tij:
Për pak vëmendje !
Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, është një metodë perfide për zhvatjen e qytetarëve të Kosovës dhe atyre në mërgatë, në emër të një patriotizmi të rrejshëm. Po ashtu ky fondacion ka për qëllim edhe shpëlarjen e parave, siç pat ndodhë edhe me fondacionin “Me Ramushin” në vitin 2007, kur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ballafaqohej me drejtësinë në Hagë.
Përtej kësaj, familja Thaçi është një nga familjet më të pasura në Kosovë që kontrollon një numër të madh biznesesh në vend, dhe nuk e di pse duhet aq shumë para për mbrojtjen e një njeriu që thotë se është i pafajshëm. Nëse nuk keni harruar, i biri i ish-Presidentit Thaçi, Endriti, mbanë orë dorë në vlerë hiq më pakë se 7000 euro (n.h)