Sami Lushtaku, është paraqitur për intervistim në stacionin policor të Skënderajt pas incidentit me kreun e degës së LVV-së në këtë qytet.

Lushtaku përmes një reagimi në Facebook tha se i njëjti i përgjigjet Republikës, Kombit dhe Zotit.

“Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit.Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë.I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka” shkruan Lushtaku në reagimin e tij.

Ai ka thëne se iu përgjigjet gjithmonë institucioneve të Kosovës për dallim nga Albin Kurti i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë dhe Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht.

“Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion” shkruan Lushtaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts