Arbnora Zogjani së fundmi është bërë pjesë e pandashme e emocioneve të datave të shënuara historike, me këngët e saja kushtuar luftës së UÇK-së dhe akterëve të saj.
E sot, kur shënohet Dita e Çlirimit të Kosovës, vajza e dëshmorit ka sjellur ripërpunimin e këngës “Drenica ime”.
Këtë ripërpunim të këngës ajo e ka sjellur bashkë me mbesën e saj të vogël.
“Urime Dita e Çlirimit familje të Dëshmorëve.Urime Dita e Çlirimit Çlirimtarë.
Urime Dita e Çlirimit Kosovë…
Edhe ky përvjetor pa prezencën e meritorëve të lirisë, liderëve të luftës dhe paqes!
Historia nuk ndryshon kurrë andaj, LIRIA ka emrin tuaj përjetësisht. Ju faleminderit për shërbimin ndaj atdheut. Kësaj here, mu bashkua në këngë edhe Jora Hiseni, mbesa ime që u rrit në frymën e atdhedashurisë, me historitë e veprimtarive të të dy gjyshërve të saj.
Sot, ajo di më së miri ta përçoj këtë emocion.”, ka shkruar Zogjani në ‘Instagram’, ku edhe ka ndarë një pjesë të këngës.
“Drenica ime” është kënduar vite më parë nga Violeta Kukaj./Lajmi.net