Vasfije Krasniqi-Goodman do të jetë kandidate për deputete këtë zgjedhje në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga vëllai i saj, Nafiu, i cili i ka thënë Kosovapressit se do të jetë kandidate për deputete dhe do të ketë numrin 4 në listë zgjedhore.
“Po, Vasfija do të jetë kandidate për deputete në listën e LVV-së. Ajo do të ketë numrin 4. Por nuk aderon në partinë e Albin Kurtit, e as do të jetë me Vjosa Osmanin”, ka deklaruar ai.
Vasfije Krasniqi-Goodman është zëri i grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.